Të merresh me dy sporte në të njëjtën kohë, kërkon kohë dhe sakrificë.
Enilda Zeqiri është e suksesshme në triathlon dhe në atletikë.
Ajo është krenare për rezultatet që po shënon si juniore.
Përveç në triathlon. vrapon edhe në disiplinën 100 e 400 metra në atletikë.
Është anëtare e klubit të atletikës Blinaja nga Lipjani dhe e klubit të triathlonit Fushë Kosova, si dhe pjesë e kombëtares së Kosovës.
Sa është vështirë të jesh edhe atlete edhe në triathlon, cila është më e vështirë?
“Është e vështirë sepse në pjesën e atletikës unë preferoj shtigje të shkurtra, ndërsa në triathlon ka vetëm të gjata.
Përgatitesh për një garë në atletikë, pastaj vjen një e triathlonit e të lodhë për shkak se vrapi i parë nuk mund të jetë ndër 5 kilometra.
Gjithashtu triathloni është i vështirë për shkak se janë sporte 3n1 not – çiklizëm – vrapim. Çdo garë që e mban je në aktivitet me shumë se një orë”, - thotë Zeqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Enilda është sportistja e vitit 2023 për juniore në triahtlon. Ky sukses është edhe një motiv shtesë për vajzën e talentuar.
“Gjatë vitit 2023 unë kam qenë në kategorinë pioniereve dhe është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë që të zgjidhesh sportiste e vitit në një kategori më të lart më jep motiv që të vazhdoj dhe mos të ndalem”, ka përfunduar Zeqiri.