Shtëpia e Bardhë, Omarosa dhe regjistrimet e fshehta - Bota Sot
Shtëpia e Bardhë, Omarosa dhe regjistrimet e fshehta

Amerika

E enjte, 20 shtator 2018

Shtëpia e Bardhë, Omarosa dhe regjistrimet e fshehta

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 21:34
Sulmi më i fundit i zotit Trump ndaj Omarosa Manigault Newman-it vjen një ditë pasi ai e cilësote atë si "Omarosa e krisur" dhe tha se ajo "ishte e egër, por jo e zgjuar".

Presidenti amerikan Donald Trump i rifilloi sulmet të martën ndaj ish-këshilltares së tij Omarosa Manigault Newman, duke e quajtur atë një "qen" e cila e meritonte të shkarkohej.

Në një koment në twitter, udhëheqësi amerikan mbështet shefin e tij të personelit John Kelly, për shkarkimin e saj, në fund të vitit të kaluar. Zonja Manigault Newman ishte një nga konkurrentet për një kohë të gjatë në programin televiziv të zotit Trump "The Apprentice", përpara se ai ta emëronte në një vend pune në Shtëpinë e Bardhë me një page vjetore prej 179.700 dollarësh, duke vënë në dukje se ajo "thoshte gjëra të jashtëzakoshme për të".

"Kur i jepni një të çmendure, një qaramaneje të një niveli të ulët, një punë në Shtëpinë e Bardhë, mendoj se thjesht nuk funksionon" tha zoti Trumpi të martën. "Është bërë punë e mirë nga gjeneral Kelly me shkarkimin e shpejtë të këtij qeni!"

Ndërkohë, zyrtarët e fushatës së zotit Trump e kanë ankimuar çështjen në arbitrazh kundër Omarosa Manigault Newman, duke e akuzuar atë se me botimin e librit "Unhinged” ajo ka ka shkelur një marrëveshje të nënshkruar prej saj për mos I bërë publike informacionet e Shtëpisë së Bardhë. Libri, që doli në treg të martën, kritikon ashpër presidentin Trump dhe veprimet e tij në Shtëpinë së Bardhë.

Krahas promovimit të librit të saj, zonja Manigault Newman ka publikuar dy ditët e fundit incizime audio të kryera në Shtëpinë e Bardhë, një prej të cilave kur zoti Kelly po e njoftonte për shkarkimin dhe e dyta një bisedë me zotin Trump, i cili dukej i befasuar nga ky vendim.

Sulmi më i fundit i zotit Trump ndaj Omarosa Manigault Newman-it vjen një ditë pasi ai e cilësote atë si "Omarosa e krisur" dhe tha se ajo "ishte e egër, por jo e zgjuar".

"Omarosa e krisur, e cila u shkarkua 3 herë nga ‘Apprentice’, tashmë është shkarkuar për herë të fundit", shkruante zoti Trump në një postim në tweeter të hënën. "Ajo nuk ia doli dhe nuk do ta bëjë kurrë. Ajo m’u lut për një punë, me lot në sy dhe unë i thashë dakort. Në Shtëpinë e Bardhë e urrenin, ajo ishte e egër, por jo e zgjuar. E shihja rrallë, por dëgjoja gjëra të këqija për të. Ishte e keqe me njerëzit dhe mungonte shpesh në mbledhje dhe punë. Kur gjeneral Kelly filloi punën, ai më tha se ajo nuk ia vlente për asgjë, por krijonte veç probleme. I thashë të përpiqej që gjërat të funksiononin me të nëse do të ishte e mundur, sepse ajo thoshte vetëm gjëra të jashtëzakonshme për mua…..derisa u shkarkua…!"

Më vonë, ai kërkoi një gjysëm falje për komentet e tij ndaj saj.

"Ndërsa e di që kjo nuk është një sjellje presidenciale të merresh me një person të nivelit të ulët si Omarosa dhe ndërsa do preferoja të mos e bëja këtë”, tha presidenti, “kjo është një formë moderne komunikimi dhe unë e di që mediat e lajmeve të rreme do të punojnë me orar të zgjatur për ta bërë Omarosa-n e krisur të duket sa më legjitime të jetë e mundur. Më vjen keq!"

Zëri i Presidentit Trump

"Ju e dini se ata menaxhojnë një operacion të madh, por unë nuk e dija këtë".

Dhoma e Shtëpisë së Bardhë ku ishte bërë regjistrimi është e rezervuar për diskutimet më sekrete dhe më kritike të sigurisë kombëtare. Ndihmësit që marrin pjesë në mbledhjet e zhvilluara në këtë dhomë zakonisht nuk lejohen të sjellin me vete pajisje elektronike.

Analistët e sigurisë janë shprehur të alarmuar për faktin që është regjistruar fshehtazi një bisedë në një dhomë kaq sekrete.

Përmes një deklarate, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se regjistrimi ishte një mospërfillje e hapur për sigurinë kombëtare dhe e denoncoi Omarosën si një ish-punonjëse të pakënaqur, e cila nuk kishte "karakter dhe integritet".

Omarosa i doli në mbrojtje veprimit të saj në një intervistë në kanalin NBC.

"E bëra si masë për t’u vetëmbrojtur, sepse kjo është një Shtëpi e Bardhë, ku të gjithë gënjejnë. Presidenti e gënjen popullin amerikan. Sarah Huckabee çdo ditë prezantohet para vendit dhe gënjen. Duhet të mbrosh veten, përndryshe të godasin me 17 thika pas shpine".

Zonja Newman po promovon librin e saj të ri, "Unhinged", me tone shumë kritike ndaj Presidentit Trump dhe Shtëpisë së Bardhë. Në librin e saj, ajo pretendon se i është ofruar një pagë prej 15,000 mijë dollarësh në muaj nëse ajo nuk do të kritikonte Presidentin Trump.

Presidenti Trump dha këtë pëgjigje në lidhje me librin e Omarosës:

"Ajo është një individ shumë i ulët".

Presidenti Trump gjithashtu e sulmoi atë në Twitter të hënën në mëngjes, duke e quajtur të krisur dhe të paskrupullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test