Procesi gjyqësor ndaj Paul Manafort-it merr fokus të ri - Bota Sot
Procesi gjyqësor ndaj Paul Manafort-it merr fokus të ri

Amerika

E diel, 19 gusht 2018

Procesi gjyqësor ndaj Paul Manafort-it merr fokus të ri

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 20:32
Paul Manafort

Procesi gjyqësor ndaj Paul Manafort-it, ish-kreut të fushatës së zotit Trump për president, pritet ta zhvendosë fokusin nga dyshimet për evazion fiskal tek mashtrimi bankar.

Prokurorët pritet të marrin në pyetje një numër bankierësh lidhur me dyshimet se Paul Manaforti është përpjekur t’i mashtrojë ata me pasqyra financiare të falsifikuara, në një përpjekje për të marrë hua për pasuri të paluajtshme në vitet 2015 dhe 2016. Nga 18 akuza kriminale me të cilat përballet Paul Manaforti, nëntë lidhen me mashtrime bankare dhe përfshijnë marrje kredish nga disa banka.

Greg Andres, që punon për Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller, i tha gjykatës të mërkurën se prokuroria do të thërrasë tetë dëshmitarë të tjerë dhe do të pyesë secilin për afro një orë dhe se ndodhet në rrugë të mbarë për ta përfunduar çështjen deri në fund të javës. Avokatët e Paul Manafortit nuk kanë bërë të ditur ende nëse planifikojnë të thërrasin dëshmitarë si pjesë e mbrojtjes. Strategjia e tyre ligjore deri më tani është mbështetur tek sulmi ndaj besueshmërisë së dëshmitarit kyç të prokurorisë, ish-partnerit të biznesit të Manafortit, Rick Gates.

Gjyqi, që shënoi të mërkurën 7 ditë prej fillimit të tij është i pari që buron nga procesi hetimor i zotit Mueller lidhur me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Paul Manaforti e ka deklaruar veten të pafajshëm për të 18 akuzat për mashtrim bankar, evazion fiskal dhe mos bërjen të ditura të llogarive në banka të huaja.

Sipas dëshmive gjatë procesit të gjykimit, ai i përdorte këto llogari për të tërhequr miliona dollarë pagesa, për punën e tij në favor të politikanëve pro-rusë në Ukrainë./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test