Meksika, thirrje për bashkimin e fëmijëve me prindërit imigrantë

Amerika

Meksika, thirrje për bashkimin e fëmijëve me prindërit imigrantë

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:43
Mike Pompeo kryesoi një delegacion të lartë në Meksikë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo kryesoi një delegacion të lartë në Meksik, në një kohë kur ajo ndodhet në tranzicion pas zgjedhjeve. Uashingtoni dhe Meksiko duan t’i riparojnë marrëdhëniet e tensionura, si rezultat i problemit të migracionit, sigurisë dhe tregtisë. Kriza më e fundit në kufi, lidhur me fëmijët migrantë të ndarë nga prindërit, zuri një vend të rëndësishëm gjatë bisedimeve mes të dy palëve:

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo bëri vizitën e parë në Meksikë që kur mori këtë post, duke thënë se ishte përparësi për të takimi i menjëhershëm me presidentin e sapozgjedhur Andres Manuel Lopez Obrador. Zoti Pompeo u takua me udhëheqësin e së majtës, me presidentin në largim Enrique Nieto si dhe Ministrin e Jashtëm Luis Videgatay. Situata në kufirin 3200 kilometra mes dy vendeve ishte një temë kryesore e bisedimeve të premten.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të arrijnë një përparim që garanton sigurinë në të dy anët e kufirit. Duhet të kemi përmirësime në këtë fushë, për të mbrojtur më mirë sovranitetin tonë kombëtar, si dhe sigurinë e komuniteteve lokale.”

Kryediplomati meksikan Luis Videgaray tha se çështja e fëmijëve migrantë nga Amerika Qendrore të ndarë nga prindërit në kufirin amerikan përbën shqetësim të madh.

“Presidenti në largim foli me Sekretarin Pompeo dhe delegacionin e tij rreth shqetësimit të madh që kemi në Meksikë për fëmijët e ndarë nga prindërit në kufi. Presidenti [Enrique Peña-Nieto] i kërkoi Sekretarit Pompeo, Sekretarit të Sigurisë Kombëtare Nielsen dhe gjithë delegacionit që të bëjnë gjithçka të mundshme për të bashkuar sa më shpejt familjet.”

Analistët thonë se do të duhet bashkëpunim për të frenuar prurjet e njerëzve nga El Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi. Jason Marczak është me Këshillin e Atlantikut.

“Është në interesin e të dy vendeve që të ndalojnë rrjedhën e migrantëve. Kjo kërkon bashkëpunim edhe me vendet e Amerikës Qëndrore për të zbutur faktorët nxitës që po shtyjnë njerëzit të largohen.” Zoti Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë nga afër me qeverinë në largim dhe me qeverinë e re meksikane për të arritur një marrëveshje tregtare të dobishme për të dy palët./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat