SHBA: Gjykata Federale synon ashpërsimin e masave për bashkim të familjeve migrante

Amerika

SHBA: Gjykata Federale synon ashpërsimin e masave për bashkim të familjeve migrante

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:19
Ilustrim

Gjykata Federale në Shtetet e Bashkuara të premten do të konsiderojë vënien e masave më të ashpra ndaj Qeverisë Amerikane për të siguruar bashkimin e rreth 2,000 fëmijëve migrantë me prindërit e tyre më 26 korrik.

Pas një padie të bërë nga Unioni Amerikan për Liritë Civile, gjyqtari, Dana Sabraw në San Diego kishte urdhëruar në muajin qershor të bashkoheshin familjet që janë ndarë pasi kanë kaluar kufirin SHBA- Meksikë.

Qeveria ka dështuar që të plotësojë afatin e fundit të martën për të bashkuar prindërit me fëmijët e tyre nën moshën pesëvjeçare.

Sipas dokumenteve të gjykatës, rreth 46 nga 103 fëmijë vazhdojnë të jenë të ndarë nga prindërit e tyre për shkak të shqetësimeve të sigurisë, dëbimit të prindërve të tyre dhe çështje tjera.

Qeveria ka thënë se përpjekjet e saj për të bashkuar familjet janë zvogëluar për shkak të testeve të ADN-së dhe verifikimit të së kaluarës kriminale të prindërve, për të vendosur nëse të njëjtit nuk përbëjnë rrezik për ambientin e fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat