Ish-menaxheri i fushatës Trump do të mbahet në paraburgim - Bota Sot
Ish-menaxheri i fushatës Trump do të mbahet në paraburgim

Amerika

E hënë, 23 korrik 2018

Ish-menaxheri i fushatës Trump do të mbahet në paraburgim

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 21:41
Paul Manaforti

Të premten një gjykatës federal urdhëroi që ish-drejtuesi i fushatës së zotit Trump, Paul Manaforti të mbahet në burg lidhur me akuzat për manipulim të dëshmitarëve, duke refuzuar lirimin e tij me kusht.

Zoti Manaforti u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave të reja për manipulim të dëshmitarëve, të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.

Por gjyqtari federal i distriktit Amy Berman Jackson, pranoi mocionin e zotit Mueller për të hedhur poshtë një garanci pasurore nga ana e zotit Paul Manaforti, duke e dërguar atë në burg, ku dhe do të presë zhvillimin e procesit gjyqsor në ngarkim të tij, që nis në muajin shtator./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test