SHBA i dorëzojnë Panamasë ish-presidentin Martinelli - Bota Sot
SHBA i dorëzojnë Panamasë ish-presidentin Martinelli

Amerika

E hënë, 18 qershor 2018

SHBA i dorëzojnë Panamasë ish-presidentin Martinelli

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 20:52
Ricardo Martinelli

Ish-presidenti i Panamasë, Ricardo Martinelli (66), është ekstraduar sot në Panama, ku u akuzua për përgjim të ligjshëm dhe përvetësim, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Panamasë.

Siç thuhet, SHBA e dorëzuan atë nëpërmjet linjës Majami-Panama, transmeton AP.

Martinelli u arrestua vitin e kaluar në SHBA pasi Panamaja kishte kërkuar ekstradimin e tij për shkak të akuzave të keqpërdorimit të fondeve publike për të spiunuar mbi 150 kundërshtarë politikë gjatë mandatit të tij 2009-2014.

Ai u arrestua në qershor 2017 pranë Majamit, ku jetonte pas largimit nga vendi në vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test