Trump do ta ftojë Kim Jong-un në Shtëpinë e Bardhë! - Bota Sot
Trump do ta ftojë Kim Jong-un në Shtëpinë e Bardhë!

Amerika

E shtunë, 18 gusht 2018

Trump do ta ftojë Kim Jong-un në Shtëpinë e Bardhë!

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 22:49
Donald Trump dhe lideri koreanoverior Kim Jong-un

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe lideri koreanoverior Kim Jong-un priten të takohen më 12 qershor në Singapor.

Por Trump ka folur së fundmi, pas takimit me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, se po shqyrton mundësinë për ta ftuar Kim Jong-un në Shtëpinë e Bardhë, nëse gjithçka do të shkojë mirë në takimin e 12 qershorit.

Trump u shpreh gjithashtu se në takimin me liderin e Koresë së Veriut është e mundur të arrihet edhe një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës mes dy koreve, të cilën e vlerësoi si “pjesën e lehtë” të negociatave.

Çështja kryesore që pritet të diskutohet në takimin e Singaporit është ajo e heqjes dorë të Koresë së Veriut nga armët bërthamore, por Trump pranoi se nevojitet më shumë se një takim për ta arritur këtë gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test