Politikanët e opozitës në Guatemala duan shkarkimin e kreut të Agjensisë së Emergjencave, Conred.
Ata thonë se Conred dështoi në paralajmërimin e popullsisë për shpërthimin e vullkanit Fuego, shkruan BBC.
Një figurë opozitare, Mario Taracena, tha se qeveria duhet ta hetojë rastin si një 'neglizhencë kriminale'.
Nëntëdhjetë e nëntë njerëz dihen si të vdekur që të Dielën dhe shumë të tjerë nuk dihet ku janë.
Fshatrat përreth u mbuluan nga hiri vullkanik dhe balta, pas shpërthimit të Fuegos.
Shpërthime të vogla pasuese, temperaturat e larta të shkëmbit dhe copat e baltës kanë vështirësuar shumë punën kërkimore të skuadrave të shpëtimit.
Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë prekur nga shpërthimi i së dielës dhe më shumë se 3 mijë vetë janë evakuar.