Ish-shefi i fushatës së Trumpit po tenton “ngatërrimin e dëshmitarëve” - Bota Sot
Ish-shefi i fushatës së Trumpit po tenton “ngatërrimin e dëshmitarëve”

Amerika

E hënë, 18 qershor 2018

Ish-shefi i fushatës së Trumpit po tenton “ngatërrimin e dëshmitarëve”

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 09:26
Robert Mueller

Robert Mueller, prokurori special që po heton pretendimet mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të 2016-s, ka ngritur një akuzë të rëndë ndaj ish-shefit të fushatës së presidentit Donald Trump, të cilin e akuzon për përpjekje “për ngatërrimin e dëshmitarëve”.

Ai ka deklaruar se Paul Manafort, 69 vjeç, ka kontaktuar dëshmitarët përmes telefonit dhe mesazheve të koduara, në përpjekje për të siguruar “dëshmi materiale të rreme”. Manafort, gjithsesi i mohon akuzat e ngritura mbi të, përfshi edhe për mashtrim.

Reagimi i tij ndaj akuzave të reja të Muellerit ende nuk dihet. Ai pritet të dalë dy herë para trupës gjykuese, me procesin e parë që pritet të fillojë në shtator.

Në padinë e dorëzuar nga Mueller thuhet se, pretendimet për ngatërrim të dëshmitarëve përbëjnë shkelje të kushteve të lirisë së Manafortit, ndaj dhe nxit gjykatësin e çështjes të rishikojë lirimin e tij me kusht. Kjo mund të bëjë që Manafort, i cili ndodhet në arrest shtëpiak prej tetorit, të burgosej përpara gjyqit.

Në padi shkruhet gjithashtu se Manafort u ka dërguar mesazhe dy anëtarëve të “The Hapsburg Group”, një firmë lobuese me të cilën ka punuar për të promovuar interesat e Ukrainës.

Bisedat kanë qenë “një përpjekje për të ndikuar dëshminë e tyre dhe për të fshehur prova të tjera”, shkruan agjenci special i FBI-së, Brock Domin, në deklaratën e dorëzuar në gjykatë së bashku me padinë e Muellerit.

Trump ka mohuar bashkëpunimin e të tijve me Rusinë dhe e ka quajtur hetimin e prokurorit special “një gjueti shtrigash”. Hetimi që nisi vitin e kaluar ka dhënë deri më tani 22 dënime: 16 për individë rusë dhe kompani, ndërsa të tjerët pr amerikanët.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test