SHBA akuzon Rusinë se po armatos talibanët në Afganistan

Amerika

SHBA akuzon Rusinë se po armatos talibanët në Afganistan

Më: 23 mars 2018 Në ora: 11:11
Ilustrim

Shefi i forcave ushtarake amerikane në Afganistan ka thënë se Rusia është duke mbështetur dhe furnizuar me armë talibanët.

BBC ka publikuar një intervistë ekskluzive ku Gen John Nicholson pohon se ka parë aktivitete destabilizuese nga shteti rus, duke shtuar se rusët kanë kontrabanduar armë përtej kufirit për talibanët.

Mirëpo, Nicholson nuk mund të tregonte me saktësi për numrin e armëve të kontrabanduara.

Në të kaluarën, Rusia kishte mohuar këto akuza të Amerikës duke thënë se ata nuk zotërojnë provat për t’i mbështetur këtu akuza.

Këto deklarime erdhën në një kohë kur lidhja e Rusisë me NATO-n është në një pikë mjaft të ndjeshme, për shkak të mosmarrëveshjes në mes të Britanisë së Madhe dhe Rusisë lidhur me helmimin e ish-spiunit rus në Britani.

Në ndërkohë kongresi amerikan për intelegjencë ka publikuar një raport përmes të gjeturave të së cilit pohon s Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat