Mesazh nga Trumpi pas sulmit të armatosur në SHBA

Amerika

Mesazh nga Trumpi pas sulmit të armatosur në SHBA

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 11:45
Donald Trump

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të armatosur të kryer nga Nikolaus Cruz (19) ndaj një shkolle të mesme në qytetin Broward të shtetit Florida të SHBA-ve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili u informua në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me incidentin, disa orë pas incidentit bëri një postim në Twitter.

"Lutjet dhe ngushëllimet tona janë me familjet dhe të afërmit e personave të cilët kanë humbur jetën në sulmin e tmerrshëm në Florida. Asnjë nxënës, mësues ose ndonjë tjetër nuk duhet të ndjejë veten i pasigurt në një shkollë amerikane", ka shkruar Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat