Shërbimi sekret: Programi bërthamor koreano-verior, kërcënim për SHBA-të

Amerika

Shërbimi sekret: Programi bërthamor koreano-verior, kërcënim për SHBA-të

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Programi bërthamor koreano-verior, përbën një kërcënim të qenësishëm për SHBA-të, paralajmëroi sot drejtori i Shërbimit sekret amerikan, Dan Coats.

“Duhet të kemi parasysh se jemi përballë një problemi të qenësishëm, praktikisht mjaft ekzistencial për SHBA”, pohoi Coats gjatë një seance dëgjimore në Kongres.

Është një kërcënim ekzistencial, mjaft i madh kundrejt SHBA-ve, por gjithashtu edhe i Koresë së Veriut.

Ora e vendimmarrjes për një kundërpërgjigje të mundshme ndaj këtij kërcënimi po afron, theksoi ai, i pyetur nga anëtarët e Komisionit të Shërbimit Sekret të Senatit.

Qëllimi ynë është arritja e një zgjidhjeje paqësore. Ne po ushtrojmë presion maksimal mbi Korenë e Veriut në mënyra të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat