Kerry, Albright e nxisin apelin ta vazhdojë bllokimin e ndalim udhëtimit të Trumpit

Amerika

Kerry, Albright e nxisin apelin ta vazhdojë bllokimin e ndalim udhëtimit të Trumpit

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 15:36
Ish Sekretarët amerikan të Shtetit, John Kerry dhe Madeleine Albright

Ish Sekretarët amerikan të Shtetit, John Kerry dhe Madeleine Albright, janë pjesë e një grupi të demokratëve që i kanë bërë thirrje gjykatës së apelit ta vazhdojë ndalimin e aspekteve kyçe të urdhërit ekzekutiv të presidentit Donald Trump për imigrimin, përfshirë edhe ndalimin e hyrjes në SHBA të qytetarëve nga shtatë vende me popullatë kryesisht myslimane.

Gjykata e Apelit e qarkut të nëntë në San Francisco, po merret me rastin pasi një gjykatë federale në Seattle, ka vendosur ta pezullojë përkohësisht ndalimin e hyrjes në SHBA të banorëve të Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.

Urdhëri i gjykatësit në Seattle është kundërshtuar fuqishëm nga Trump, i cili më 5 shkurt ka paralajmëruar se gjykatat mund ta vënë Amerikën në “rrezik”

Dhjetë ish zyrtarë të lartë kanë shprehur shqetësimet e tyre në deklaratën e përbashkët që e kanë dorëzuar në gjykatën e San Franciscos më 6 shkurt, duke thënë se urdhëri ekzekutiv i 27 janarit është i “konceptuar keq, i implementuar dhe i sqaruar dobët”.

Ata kanë shtuar se urdhëri dëmton sigurinë kombëtare duke thënë se “ne mund të rrezikojmë përpjekjet tona ushtarake duke dërguar mesazh ofendues” te irakianët që punojnë me forcat amerikane të cilët janë duke luftuar kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

“Urdhëri do ta ushqejë narracionin e rekrutimit të IS-it dhe ekstremistëve të tjerë që thonë se SHBA-ja është në luftë me Islamin”, thonë ata.

Avokatët e kompanive të njohura amerikane të teknologjisë si Apple, Google dhe Microsoft, gjithashtu kanë dorëzuar argumentet e tyre në gjykatën e apelit në San Francisco, duke thënë se urdhëri i Trumpit “shkakton dëm të madh në bizneset amerikane”.

Më 4 shkurt, gjykata e apelit e ka hedhur poshtë kërkesën e Departamentit të Drejtësisë për rikthimin në funksion të ndalim udhëtimit, me arsyetimin se palët duhet të dorëzojnë argumente shtesë deri më 6 shkurt.

Pas dorëzimit të argumenteve shtesë, gjykata të dal shumë shpejtë me vedimin i cili sido që të jetë mund të përfundojë në Gjykatën Supreme të SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat