Fyerjet ndaj Michelle Obama, nxisin debat të ashpër në Amerikë

Amerika

Fyerjet ndaj Michelle Obama, nxisin debat të ashpër në Amerikë

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 14:03
Michelle Obama

Një postim racist në Facebook, ndaj zonjës së parë të ShBA-ve Michelle Obama, ka nxitur një debat të madh në vend, duke përfshirë edhe një kryebashkiake në shtetin e Virxhinias Perëndimore.

Pamela Ramsey Taylor, e cili drejton një OJQ, në Clay County, i është referuar zonjës së parë si një "majmun".

"Do të jetë freskuese për vendin të ketë  një zonjë dinjitoze, me klas dhe të bukur në Shtëpinë e Bardhë. Jam lodhur e duke parë një majmun në taka ," tha ajo.

Kryebashkiakja Beverly Whaling ishte  përgjigjur "Ma rregullove ditën, Pam".

Whaling është kryebashkiake e qytetit  i cili ka një popullsi prej vetëm 491 banorëve.

Pavarësisht se ka një  popullsi të vogël, postimi u përhap përmes Facebook-ut në të gjitha mediat, për çfarë edhe u thirr një peticion duke bërë thirrje që të dyja gratë  të suspendohen nga pozicionet aktuale. Peticioni  ka mbledhur më shumë se 85.000 nënshkrime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat