Obama: Donald Trump do të nderojë angazhimin e NATO-s

Amerika

Obama: Donald Trump do të nderojë angazhimin e NATO-s

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 23:46
Presidenti Barack Obama

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump është i angazhuar për NATO-n. Kështu është shprehur presidenti amerikan në detyrë Barack Obama.

Gjatë një konference për mediat për herë të parë pas zgjedhjeve në SHBA, Obama përcolli disa pikëpamje të Donald Trump, gjatë takimit kokë më kokë që pati me të para disa ditësh.

“Ai ka shprehur interes të madh për ruajtjen e marrëdhënieve tona kryesore me rëndësi strategjike. Ai do të ofrojë angazhimin e tij në NATO”, është shprehur Obama për Donald Trump.

Aleanca ushtarake dhe shtete të tjera të botës janë shprehur të shqetësuar pasi gjatë fushatës presidenciale, Donald Trump i quajti “të vjetruara” politikat e NATO-s dhe të vendeve pjesëmarrëse.

Presidenti Barack Obama nesër do të niset për një vizitë në Greqi, ku do të qëndrojë për dy ditë në Athinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat