As Clinton, as Trump nuk ngjallin entuziazëm në botën arabe

Amerika

As Clinton, as Trump nuk ngjallin entuziazëm në botën arabe

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 15:04
Ilustrim

Rreth gjysma e qytetarëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut do të abstenonin në votimin për zgjedhjet presidenciale amerikane nëse do t’u kërkohej, edhe pse Hillary Clinton ka qenë në favor të botës arabe, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Rreth 47 për qind e personave të pyetur kanë deklaruar se nuk do të votonin as për Hillary Clinton as për Donald Trump nëse do iu jepej mundësia të merrnin pjesë në zgjedhjet e 8 nëntorit, sipas këtij sondazhi të realizuar nga e përditshmja saudite “Arab News” dhe instituti i kërkimeve YouGov, që ndodhet në Britaninë e Madhe.

“Rreth 44 për qind do t’i jepnin votat e tyre ppër demokraten dhe vetëm nëntë për qind për republikanin”, shton sondazhi i realizuar në harkun kohor nga 14 deri 21 tetori me 3 017 persona në 17 vende arabe dhe Territoret Palestineze.

Megjithatë, kur ata janë pyetur mbi qendrimet kyçe të Trump si siguria, kontrollet kufitare dhe aborti dhe pse kandidati nuk ishte përmendur, personat e pyetur e kanë mbështetur gjerësisht.

Rreth 90 për qind mes tyre theksojnë se nuk e shikonin me sy të keq një riforcim të kontrolleve kufitare nëse ata e gjykonin sigurinë e vendeve të tyre të kërcënuar.

Dhe 89 për qind e të pyeturve theksojnë se aborti nuk mund të pranohet kurrë, përveç rasteve të përdhunimit apo ndonjë kërcënimi të drejtpërdrejtë të shëndetit të nënës.

Edhe pse as Clinton, as Trump nuk ngjallin entuziazëm në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e VEriut, 78 për qind e pjesëmarrësve në sondazh gjykojnë se kandidatja demokrate do të ishte më mirë për botën arabe se biznesmeni republikan (22 për qind).

Një tjetër sondazh, publikuar dy ditë më parë dhe realizuar nga instituti i kërkimeve “Arab Center Washington DC” (ACW) nga 21 deri më 31 tetor me 3 600 persona në tetë vende arabe dhe Territoret Palestineze, shfaq gjithashtu se Clinton ka një imazh më të mirë se Trump.

Rreth 66 për qind e personave deklarojnë se preferojnë që kandidatja demokrate të bëhet presidentja e ardhshme e SHBA-së, 11 për qind preferojnë Trump.

Clinton ka marrë më shumë mendime pozitive nga tunizianët, 65 për qind dhe negative nga palestinezët, 54 për qind. Kuvajtjanët, 69 për qind kanë pikëpamje negative për Trump dhe irakianët, 34 për qind kanë pikëpamje pozitive. .

Rreth 66 për qind e personave të pyetur mendojnë, gjithmonë sipas sondazhit telefonik të ACW-së, se kandidatja demokrate do të kishte ndikim më pozitiv në politikën amerikane ndaj botës arabe, kundër 14 për qind për Trump.

Mosbesimi në botën arabe përballë politikës amerikane ekziston, nënvizon ky studim.

Rreth 66 për qind e të pyeturve shprehen se kanë një perceptim negativ për politikën amerikane në botën arabe, ndërkohë që në të njëjtën kohë ata shprehin, në 73 për qind, mendime pozitive për popullin amerikan. .

Mendimet më negative kundrejt politikës amerikane i kanë algjerianët dhe palestinezët (78 për qind), thekson sondazhi i ACW.

Çështja siriane vazhdon të ndajë rajonin, sipas sondazhit të Arab News dhe YouGov: 46 për qind e personave të pyetur theksojnë se amerikanët duhet të dërgojnë trupa tokësore për të luftuar kundër grupit të Shtetit Islamik, ndërkohë 54 për qind shrehen kundër.

Irani ngjall mendime të ndara, gjithmonë sipas sondazhit. 44 për qind e të pyeturve mendojnë se presidenti i ardhshëm amerikan do të anulojë marrëveshjen për programin bërthamor me Teheranin, ndërkohë që 56 për qind mendojnë se kjo marrëveshje do të mbahet me rikthimin e sanksioneve të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat