Obama: Ja përse nuk e përdori termin ‘terrorizmi islamik’

Amerika

Obama: Ja përse nuk e përdori termin ‘terrorizmi islamik’

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 18:00
Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, është kritikuar mjaft shumë nga kundërshtarët e vet politikë për retoriken e vet sa i përket terrorizmit.

Por, dje, në studion e CNN, atij iu kërkua që të justifikohet se pse refuzon të thotë terrorizmi “islamik” para një nënë të organizatës joqeveritare “Gold Star Mothers”.

Obama u përgjigj duke i përshkuar këtë si çështje “disi të fabrikuar”.

 “Nuk ka dyshim, dhe vazhdimisht e kam thënë, kur shohim organizata terroriste si Al-Qaeda dhe ISIS... Ato e kanë çoroditur dhe shtrembëruar dhe kanë tentuar ta përdorin Islamin si mbulesë dhe arsyetim për barbarizmin themelor dhe vrasjet,” ka thënë Obama.

Obama ka insistuar se nuk ka fe që i arsyeton gjerat që ata i bëjnë.

“Këta janë njerëz të cilët kanë vrarë fëmijë, kanë vrarë myslimanë, kanë marrë robëresha seksi, prandaj nuk ka fe që do ta arsyetonte, në çfarëdo mënyre, asnjërën nga gjerat që ata i bëjnë,” ka shpjeguar Obama.

“Por, ajo nga çfarë kam bërë kujdes kur i kam përshkruar këto çështje është se duhet të sigurohemi se nuk i përfshijmë këta terroristë në një thes me miliarda myslimanë që ekzistojnë nëpër botë, përfshirë në vendin tanë, e të cilët janë paqësorë, të përgjegjshëm, të cilët, në këtë vend, janë bashkë ushtarët, bashkë oficerët, bashkë zjarrfikësit, bashkë mësuesit, fqinjët dhe miqtë tanë,” ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat