Vritet një kandidat lokal përpara zgjedhjeve në Brazil

Amerika

Vritet një kandidat lokal përpara zgjedhjeve në Brazil

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 15:41
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin brazilian të Itumbiaras. Një kandidat për kryetar të komunës, emri i të cilit nuk është bërë publik, është vrarë, si dhe një zëvendësguvernator u plagos gjatë ditës së djeshme, në një sulm të armatosur.

Agresori ka hapur zjarr në një tubim elektoral në qytetin e Itumbiaras, që gjendet vetëm disa kilometra larg kryeqytetit, Brazilia, shkruan “France 24”, duke cituar medie lokale. Motivi i krimit mbetet akoma i paqartë. Brazilianët do të votojnë ditën e diel për zgjedhjet lokale, që mbahen në të gjithë vendin. Këto zgjedhje pritet të jenë edhe një test për presidentin e sapozgjedhur, Mishel Temer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat