“Duhet të ndalojmë Kremlinin”, Sekretarja amerikane e Thesarit paralajmëron bankat gjermane: Sanksiononi Moskën për të shmangur ndëshkime

Amerika

“Duhet të ndalojmë Kremlinin”, Sekretarja amerikane e Thesarit paralajmëron bankat gjermane: Sanksiononi Moskën për të shmangur ndëshkime

Më: 21 maj 2024 Në ora: 21:50
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen u kërkoi drejtuesve të bankave gjermane të shtojnë përpjekjet për të respektuar sanksionet kundër Rusisë dhe të mbyllin përpjekjet për t’i anashkaluar ato për të shmangur vetë ndëshkimet e mundshm, shkruajnë mediat e huaja.

Yellen tha se autoriteti i ri i Thesarit për të goditur bankat me sanksione dytësore nëse ato ndihmojnë transaksionet e lidhura me ushtrinë ruse, kishte ndihmuar në prishjen e përpjekjeve të Rusisë për të blerë mallrat e nevojshme për luftën e saj në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja.

“Rusia vazhdon të blejë mallra të nevojshme dhe të zgjerojë aftësinë e saj për t’i prodhuar në vend këto mallra. Ne duhet të jemi vigjilentë dhe më ambicioz,” tha Yellen.

“Unë u bëj thirrje të gjitha institucioneve këtu që të marrin masa të shtuara të pajtueshmërisë dhe të rrisin fokusin tuaj në përpjekjet për evazion rus,” tha Yellen në fjalimin e përgatitur për takimin në Frankfurt, shkruajnë mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat