Ndryshimi i orës 2024: Dita nisi të dielën më 10 mars duke lëvizur 1 orë përpara

Amerika

Ndryshimi i orës 2024: Dita nisi të dielën më 10 mars duke lëvizur 1 orë përpara

Nga: Beqir Sina Më: 10 mars 2024 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Orari “matjes” së ditës filloi sot më 10 mars 2024, të dielën e dytë të marsit në orën 2 të mëngjesit, duke lëvizur akrepin një orë përpara; në orën 3 të mëngjesit. Mëngjesi i sotëm u duk se mbeti i errët një orë më vonë se sa jemi mësuar, por, gjithashtu drita e ditës do të jetë një orë më përpara në pasdite dhe në mbrëmje.

Për mrekullinë e teknologjisë moderne, ekranet e televizioneve, telefonat celular me ekran dhe orët tuaja elektronike online përshtaten me ndryshimin automatikisht. Por nëse keni një orë analoge, ore dore me kurdisje  ose orët e vjetra të vendosura në ambjetet e shtëpisë tuaj, orë muri apo tavoline do t'ju duhet t'i rregulloni ato vetë me lëvizjen e akrepave një orë përpara.

Simbas ekspertëve e ashtuquajtura “Koha e kursyer” e njohur nga Akti Uniform Time, miratuar për her të fundit në 1966, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është koha midis së dielës së parë të marsit, dhe të parë të  nëntorit, kur shumica e amerikanëve rregullojnë orën e tyre me një orë përpara dhe një orë prapa.

Ata thonë po ashtu se “ Ne humbasim një orë në mars për të "pranuar përpara" duke shtuar më shumë dritën e ditës në mbrëmje. Dhe ne fitojmë një orë në nëntor dhe "rikthehemi" duke shtuar më shumë dritën e ditës në mëngjes".

Orari i ditës "verore" për vitin 2024 filloi këtë të diel, duke marrë një orë nga ora e gjumit ndërsa akrepi orës nisi një 60 minuta përpara duke na treguar orën 3 të mëngjesit.

Pra, në mëngjesin e së dielës, më 10 mars, ka hyrë në fuqi ndryshimi i orës. E cila thuhet se do t'u japë shumicës së amerikanëve një orë shtesë dritë dielli derisa orët të kthehen përsëri në vjeshtë.

Ora që ndryshoi në orën 2 të mëngjesit të së dielës, në Amerikë, më 10 mars, përfundon të dielën e parë të nëntorit( 3 nëntor).

Ora e "verore" do të jetë në fuqi për 8 muaj ndërsa ajo e orës "dimërore" 4 muaj .

(Pak histori) Pse ka nisur ndryshimi i orës me lëvizjen e akrepave  1 orë para dhe 1 orë prapa ?

Për këtë thuhet se ka disa histori të ndryshme që pretendojnë të shpjegojnë krijimin e kohës së kursimit të ditës. Hulumtuesit e këtij fenomeni thonë se fermerëve iu besua fillimi i praktikës në mënyrë që ata të mund të kishin më shumë orë pune të ditës me “dritë” - por ata në fakt nuk e mbështetën kohën e kursimit të ditës, kur ajo u miratua ligjërisht. Ka qenë presidenti i 6të i SHBA, Benjamin Franklin, i cili ishte një polimatist amerikan, një shkrimtar, shkencëtar, shpikës, burrë shteti, diplomat, botues dhe politikan, e filozof, një ndër intelektualët më me ndikim të kohës së tij, një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara; hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, i cili është njohur gjithashtu edhe si krijues i fenomenit, të ashtuquajtur “Koha e kursyer”, e cila bazohet në një ese satirike që ai shkroi në 1784.

Televizioni kombëtar amerikan CBS News, tha se praktika e ndryshimit të akrepave të orës një orë para dhe një prapa në botë filloi në vitin 1916, në Europë. Ishte pikërisht koha kur Gjermania, ishte ajo që bëri provën e parë me kohën e ditës atë vit, për të kursyer karburantin dhe energjinë elektrike. Ambasada e SHBA në Berlin, në atë kohë u tha se njoftoi homologët e tyre në Uashington, DC, për ndryshimin në kohë, dhe nisën raportin Shtëpisë Bardhë, ku thonin se ; “Gjermania besonte se ndryshimi i orës do të kursente miliona dollarë duke kufizuar përdorimin e dritave elektrike dhe karburantit, dhe se edhe disa vende të tjera në Evropë kishte nisur përvetësimi në praktikën e Gjermanisë”.

Kjo mesa duket u “pëlqeu” edhe amerikanve të cilët në vitin 1918, bënë atë që edhe SHBA-ës, filluan ta përdorin atë praktikën të gjermanve.

Mirëpo, historia nuk mbaron me kaq! 

Sepse në vitin 1919, Kongresi i SHBA, shfuqizoi kohën e kursimit, edhe pse presidenti i atëhershëm Woodrow Wilson, u përpoq të vërë veton ndaj vendimit. Shtetet u lejuan të vendosnin vetë nëse do të vazhdonin praktikën. Në Luftën e Dytë Botërore, SHBA në fakt vëzhguan kohën e kursyer gjatë gjithë vitit. Ndërkohë, që kongresi u përpoq ta bënte këtë përsëri në 1974 për të kursyer energji, por kjo përpjekje dështoi.

Ishte në vitin 1966 Akti Uniform Time, ai që krijoi sistemin që ne njohim sot. Fillimisht ky akt kishte orën e kursimit të ditës duke filluar në prill dhe duke përfunduar në tetor, por përditësimet e mëvonshme vendosën që orët të fillojnë të dielën e dytë të marsit dhe të ri-kthehen të dielën e parë të nëntorit.

A do të përfundojë përfundimisht ora e verës në 2024?

Thuhet se ka pasur disa tentativa ligjore në Washington, për t'i dhënë fund kohës së kursimit në mbarë SHBA, por praktika nuk ka të ngjarë të përfundojë as në vitin 2024.

Ndërsa Senati miratoi një projekt-ligj në vitin 2022 për ta bërë të përhershme orën e diellit dhe për të ndaluar ndryshimin e orëve, koha  për të votuar propozimin në Dhomën e Përfaqësuesve, “skadoi” dhe ai nuk u bë ligj.

Një version i ri i projekt-ligjit u prezantua në mars 2023

 Ky projektligj mbeti në komision si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat; dhe ky është hapi më i fundit i këtij projektligji që sponsorizohet nga të dy dhomat e përfaqësuesve, një projektligji që nuk i dihet se ku do të paraqitet për t'u votuar.

Në vitin 2022, një sondazh i CBS News/YouGov zbuloi se pothuajse 80% e amerikanëve mbështesin ndryshimin e sistemit aktual. Dhe janë për versionin e ri i projekt-ligjit që u prezantua në mars 2023 për ndryshim të përhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat