Pamje të frikshme: Momenti kur motori i një aeroplani me pasagjerë “shpërtheu në flakë” në ajër, pastaj bëri ulje emergjente

Amerika

Pamje të frikshme: Momenti kur motori i një aeroplani me pasagjerë “shpërtheu në flakë” në ajër, pastaj bëri ulje emergjente

Më: 8 mars 2024 Në ora: 09:53
Aeroplani i United Airlines për në Fort Myers, Florida sapo ishte nisur nga Hjustoni kur incidenti ndodhi rreth ’15 minuta’ pas fluturimit.

Një aeroplan pasagjerësh u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi motori i tij u përfshi nga flakët në ajër.

Sipas mediave të huaja, aeroplani i United Airlines për në Fort Myers, Florida sapo ishte nisur nga Hjustoni kur incidenti ndodhi rreth ’15 minuta’ pas fluturimit.

Dhe pamjet tregojnë “shkëndija zjarri” që dalin nga pjesa e pasme e motorit, duke ndriçuar qiellin, natën.

Pak çaste më vonë, fluturimi u kthye në Aeroportin Ndërkontinental George Bush, ku bëri një ulje emergjente rreth orës 19:00 të së hënës.

Teksa nuk raportohet për të lënduar, United Airlines tha se “aeroplani u ul në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët u nisën normalisht”, duke shtuar se “u caktua një aeroplan i ri për t’i çuar klientët tanë në destinacionin e tyre”.

Nuk dihet ende shkaku i ‘çështjes së motorit’ dhe rasti është duke u hetuar nga Autoriteti Federal i Aviacionit (FAA).

Pamjet KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat