Gjenden të vrarë me armë zjarri 7 persona në një automjet në Meksikë

Amerika

Gjenden të vrarë me armë zjarri 7 persona në një automjet në Meksikë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 07:17
Meksikë

Shtatë persona, mes të cilëve një i mitur dhe dy gra, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një automjet në Meksikën Lindore. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një zonë që njihet për konflikte të vazhdueshme mes bandave rivale.

Theksohet se pa jetë janë gjetur pesë burra dhe dy gra, në një rrugë në qytetin Aculzingo në shtetin e Veracruz.

Ndërkohë në zonë janë mobilizuar forca të ushtrisë dhe policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pak ditë më parë u gjetën dy automjete dhe disa persona që ishin goditur me thikë. Në urën ku ishin braktisur makinat, autorët kishin lënë një mesazh kërcënues drejtuar një bande rivale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat