“Nëse, Biden vazhdon të kandidojë, a do të jetë ai kandidati i Partisë Demokratike”?

Amerika

“Nëse, Biden vazhdon të kandidojë, a do të jetë ai kandidati i Partisë Demokratike”?

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 21 shkurt 2024 Në ora: 07:11
Joe Biden

Megjithatë, shqetësimet lidhur me vlerësimet e ulëta të miratimit të Biden dhe moshën e avancuar kanë pllakosur fushatën e tij. Sondazhet e fundit sugjerojnë se viti 2024 do të jetë një “përplasje” e ngushtë mes Bidenit dhe Trumpit.

Ri/kandidimi i Presidentit Biden, në garën e primarve në partinë demokrate, është bërë deri tani “çështje” , madje më spekulative e këtyre zgjedhjeve paraprake(primare), dhe, ndoshta me spekulativja në historinë e kandidaturave në garën brenda partisë për president për të dy partitë në ShBA.

Kjo për shkakun se kandidatura e Bidenit ka qenë e rrethuar nga shqetësimet për vlerësimin e ulët të miratimit të tij dhe moshën e avancuar si dhe "kapacitetetin" mendor. Dhe, ajo që ngre më shumë dyshime, dhe i jep më shumë “peshë” këtyre spekulimeve, është se në shtypin amerikan, atë prestigjoz dhe medien sociale, gjenë edhe emra politikanësh, analistësh dhe ekspertë demokratë, ose me bindje nga partia demokrate e ShBA, që shfaqin "dyshime".

Komentator politik amerikan thanë se fund vitin e kaluar, Biden njoftoi ofertën e tij për rizgjedhje dhe u kërkoi votuesve që ta linin "të përfundojë punën". 

"81-vjeçari Joseph (Joe) Biden, thanë ata e ka cilësuar veten si kandidati më i mirë për të mposhtur ish-presidentin Donald Trump, dhe për të mbrojtur demokracinë amerikane."

"Amerika, ndërsa e fillojmë  me këtë vit zgjedhor, duhet të jemi të qartë, se Demokracia, është në fletëvotim. Liria juaj është në fletëvotim," tha Bideni në një fjalim në Pensilvani, kur nisi fushatën e tij të rikandidimit.

Është fakt që Joe Bideni nuk është politikani më popullor në historinë e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, një sondazh i fundit i historianëve të specializuar për presidentët amerikanë publikuar në New York Times, dje  në Ditën e Presidentit, e renditi Presidentin Biden jashtë dhjetëshes së parë, duke e vendosur atë të 14-tin nga 46 në total.

Në të njëjtën listë, Bill Clinton është në vendin e 12-të, Barack Obama i 8-ti, ndërsa vendin e parë e mbante si gjithmonë, Abraham Lincoln, për ruajtjen e Unionit dhe dhënien fund të skllavërisë

Ndërkohë, ish-presidenti Donald Trump u rendit i fundit, në këtë sondazh të studiesve amerikan.

David Axelrod, i cili ishte këshilltari ose strategu për fushatën presidenciale në 2008, për Presidentin Barack Obama , ngriti pyetje në lidhje me kandidaturën e Biden, qysh në nëntor, të fundvitit të kaluar.

Ai tha se “Nëse ai(Biden), vazhdon të kandidojë, deri në shtator, ai do të jetë kandidati i Partisë Demokratike. Ajo që ai duhet të vendosë është nëse kjo është e mençur për demokratët, dhe nëse është në interesin më të mirë të Tij, apo të vendit(ShBA)?” shkroi në X Axelrod.

Axelrod më pas i tha portalit më të lexueshem "Politico" se ai me dekleratën e tij nuk është se po i kërkonte Bidenit, të largohej nga gara.

Demokrati Dean Benson Phillips, i cili konkurron në garën e brendshme të demokratëve për zgjedhjet presidenciale, ka thënë  se:  "Në vitin 2016, Joe Biden mori vendimin e gabuar duke mos kandiduar, dhe në 2024, ai po merr vendimin e gabuar duke qenë kandidat. Më shqetëson, ky fakt, por dikush në Uashington duhet të jetë i sinqertë dhe të thotë atë që di i gjithë vendi. Krahasoni praninë e tij në konferencën e 2016-ës me foton e sotme dhe më pas mendoni se si do të jetë ai 5 vjet në të ardhmen”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Një analistë i konsideruar i pavarur Michael Cembales,strategu i JPMorgan Asset Management, thotë se Presidenti Joe Biden mund të mos jetë në fletët e votimit të nëntorit.

Cembales parashikoi se Biden do të tërhiqej nga gara "diku midis Super të Martës(në primaret në 5 Mars) , duke përmendur arsye, mbi "kapacitetet" shëndetësore.

“Super e marta” tha ai është caktuar për në 5 mars, me 16 shtete dhe shtetet që mbajnë zgjedhjet e tyre paraprake dhe grupet parlamentare në atë ditë, tregojnë sa është mbështetja e tyre brenda partisë.

Biden, shkroi Cembalest, në se nuk merr "pëlqim" e partisë ashtu si pritet dhe duhet, më pas do të zëvendësohej nga një "kandidat i emëruar nga Komiteti Kombëtar Demokrat" për në Konventën Kombëtare Demokrate 2024, e cila mbahet nga 19 deri më 22 gusht në Çikago.

Cembalest, kryetar i strategjisë së tregut dhe investimeve në JPMorgan, bëri parashikimin në listën e tij të "dhjetë surprizave të mundshme për vitin 2024". Lista e Cembalest u publikua në "Eye on the Market Outlook" të JPMorgan Asset Management më 1 janar.

 Ed Kilgore, është një kolumnist politik për Intelligencer që nga viti 2015, ai thotë se :

"Edhe, “Presidenti Lyndon B. Johnson në 1968, njoftoi ndalimin e bombardimeve në Vietnam dhe përfundimin e fushatës së tij të rizgjedhjes në 1968.” 

Hugh Hewitt të hënën i tha prezantuesit të Report Special Bret Baier se pret që presidenti Joe Biden të largohet nga gara presidenciale siç bëri Presidenti Lyndon B. Johnson në 1968. LBJ njoftoi në mars të vitit 1968 se ai nuk do të kërkonte një mandat tjetër ...

 Sondazhi “Gallup” fund janarin erdhi me një 38 për qind miratim, për Biden. Pra, sondazhi i  “Gallup” dhe i ABC/Washington Post , simbas Hewitt, duket se nuk tingëllon si diçka e çuditshme… Unë mendoj se populli amerikan duke u kuptuar se ai me të vërtetë nuk mund ta bëjë këtë, "tha Hewitt.

“Po pres një dalje, të Biden si ajo nga LBJ ’68 diku muajt e ardhshëm,” tha Hewitt.

Vetë Bideni ka bërë "sikur nuk ka dëgjuar" ekspertët dhe komentatorët politik, duke i lënë mënjanë komentet për moshën e tij, shëndetin dhe "kapacitetin" mendor, duke thënë se kjo është një vlerë për kandidaturën e tij.

"Unë kam fituar shumë mençuri dhe di më shumë se shumica dërrmuese e njerëzve. Dhe unë jam më me përvojë se kushdo që kandiduar ndonjëherë për postin," i tha Biden MSNBC.

Për më tepër, Biden po mbështetet nga e gjithë Partia Demokratike, dhe po përballet deri tani vetëm me dy kundërshtarë të "bezdisshëm" në zgjedhjet paraprake të vitit 2024. 

Analistët dhe komentatorët politik të këtyre zgjedhje thonë se "Bideni është një demokrat në plakje, me popullaritet më pak se ideal dhe nuk e dini kurrë se cilat gracka mund të hasë presidenca e tij nga tani deri në nëntor 2024. Por, pasi ai ka vendosur të kandidojë për një mandat të dytë, nuk ka asnjë arsye të veçantë për të menduar se ai do të ndryshojë mendjen e tij dhe asnjë arsye për të menduar se partia e tij do ta largojë atë nga nominimi i saj. "

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat