Protestuesit pro-palestinezë i ndëpresin fjalimin, Bideni thotë se e kupton pasionin e tyre

Amerika

Protestuesit pro-palestinezë i ndëpresin fjalimin, Bideni thotë se e kupton pasionin e tyre

Më: 8 janar 2024 Në ora: 20:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Fjalimi i presidentit amerikan Joe Biden është ndërprerë nga protestuesit pro-palestinezë.

Kjo ndodhi gjatë kohës kur ai po mbante fjalime në kishën Nënë Emmanuel në Chaleston, Karolina e Jugut.

Protestuesit kërkuan që Bideni të bëjë thirrje për ndalimin e pushtimit të Izraelit në Gaza. Ata brohoritën duke thënë “Armëpushim tani”, raporton The Guardian.

Sigurimi i 81-vjeçarit që udhëheqë Amerikën, i largoi protestuesit nga kisha. Ndërsa ai u përgjigj dukë thënë se “Unë e kuptoj pasionin e tyre”.

“Unë kam punuar në heshtje, duke punuar në heshtje me qeverinë izraelite për t’i bërë ata të reduktojnë ndjeshëm dhe të dalin nga Gaza”, deklaroi Bideni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat