Sulmi me armë në Meksikë/ Humb jetën anëtari i bandave! Ishte shënjestra e atentatit, ndodhej në ambientin ku organizohej festa

Amerika

Sulmi me armë në Meksikë/ Humb jetën anëtari i bandave! Ishte shënjestra e atentatit, ndodhej në ambientin ku organizohej festa

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sulmin që ndodhi në veri të Meksikës ku mbetën të vrarë gjashtë persona dhe 26 të tjerë u plagosën.

Sipas mediave vendase ngjarja ndodhi në një banesë ku po festohej ditëlindja e një vajze 15-vjeçare.

Tre personat që hapën zjarr, ndërsa një i katërt i shoqëronte, dyshohet se kishin nën shënjestër një person, anëtar i një bande kriminale. Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mbeti i vrarë pas të shtënave.

“Masakra ishte një sulm ndaj një anëtari të një grupi kriminal, i cili kishte urdhër-arreste aktive për disa krime”, njoftoi prokuroria.

Tre burra dhe tre gra mbetën të vrarë, në mesin e tyre dyshohet se janë dy vajza 14-vjeçare.

Autoritetet shtetërore njoftuan se 26 persona mbetën të plagosur, shumica e të cilëve janë në gjendje të mirë shëndetësore, përveç katër që ndodhen në kujdesin intensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat