Po ktheheshin nga terreni, rrëzohet helikopteri i televizionit amerikan në New Jersey

Amerika

Po ktheheshin nga terreni, rrëzohet helikopteri i televizionit amerikan në New Jersey

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Ishte një ditë e rëndë për televizionin amerikan Action News, pasi dy punonjës të këtij televizioni që gjendeshin në një aeroplan, kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit.

Piloti dhe fotografi që ishin në bordin e helikopterit, u rrëzuan me fluturake në New Jersey derisa ishin duke u kthyer nga terreni.

Deri më tani nuk janë zbuluar emrat e punonjësit e këtij televizioni, për shkak se familjarët e tyre akoma nuk janë luftuar për lajmin.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e rrëzimit të fluturakes, ndërsa nga policia e New Jersey kanë bërë të ditur se helikopteri u rrëzua në një fushë të gjelbëruar, qindra metra larg lumit Mullica.

Televizionet tjera kanë kapur momentet ku shihen rrënojat e helikopterit të rrëzuar, ndërsa dyshja kishin shkuar për të realizuar një reportazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat