Shmanget lufta për naftën, Venezuela nuk do ta pushtojë Guajanën

Amerika

Shmanget lufta për naftën, Venezuela nuk do ta pushtojë Guajanën

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 09:13
Udhëheqësit e Venezuelës dhe Guajanës

Udhëheqësit e Venezuelës dhe Guajanës kanë arritur një marrëveshje historike, duke deklaruar se nuk do të përdorin forcën kundër njëri-tjetrit në lidhje me mosmarrëveshjet për territorin e pasur me naftë.

Pas një samiti njëditor të mbajtur në ishullin e Karaibeve të Shën Vincentit dhe Grenadineve, të dy vendet deklaruan se mosmarrëveshja duhet të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Ata thanë se do të ndjekin zgjidhje diplomatike duke themeluar një komision të përbashkët për adresimin e kësaj çështje delikate, raporton cnn.

Komisioni i përbashkët do të përfshijë ministrin e Jashtëm dhe stafin teknik të secilit vend, dhe do të nxjerrë përditësime brenda tre muajve.

Tensioni mbi tokën e pasur me naftë është rritur pas një referendumi në Venezuelë, në të cilin votuesit pranuan krijimin e një shteti venezuelian brenda rajonit të diskutueshëm.

Guajana e quajti këtë veprim si hap drejt aneksimit dhe një kërcënim për ekzistencën e saj.

Ky hap drejt një zgjidhjeje paqësore të mosmarrëveshjes territoriale është vlerësuar pozitivisht nga bashkësitë ndërkombëtare.

Ndryshe, takimi i radhës mes këtyre dy vendeve pritet të jetë në Brazil muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat