Një paralajmërim për stuhi dimërore është lëshuar për tetë shtete amerikane

Amerika

Një paralajmërim për stuhi dimërore është lëshuar për tetë shtete amerikane

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Një stuhi masive po shtrihet në disa prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke sjellë me vete shi të dendur, erë, dhe borë.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka lëshuar paralajmërime për Alaska-n, Idahos, New Hampshire, Virginia-n, New York-un, Virginia-n Perëndimore, Vermont-in dhe Washington-in.

Raportohet nga mediat se në parashikimin e fundit, NWS ka njoftuar se një sistem me presion të ulët do të sjellë shira të dendur sidomos në brigjet e Washington-it dhe Oregon-it të dielën, ndërsa bora do të përhapet në pjesë të tjera, kryesisht malore.

Ndërkohë, Bregu i Mesëm dhe Lindor pritet të përfshihen nga një “ciklon i gjerësisë së mesme” i cili do të sjellë mot dimëror dhe stuhi.

Edhe pse kushtet pritet të përmirësohen nga e hëna mbrëma deri të martën në mëngjes, zhvillimi i motit të keq do të mbahet nën vëzhgim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat