Nëntë të vdekur pasi persona të armatosur sulmojnë minierën në Peru

Amerika

Nëntë të vdekur pasi persona të armatosur sulmojnë minierën në Peru

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Nëntë persona u vranë dhe 15 u plagosën pasi njerëz të armatosur sulmuan minierën Poderosa të Perusë me eksploziv dhe morën pengje, tha Ministria e Brendshme të shtunën vonë.

Policia “ka marrë kontrollin e situatës”, shtatë persona janë arrestuar dhe disa armë janë sekuestruar, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se kishte urdhëruar forcat speciale në zonë për të mbështetur policinë lokale, raporton Reuters.

Sulmuesit hynë në minierë, duke përdorur lëndë shpërthyese.

Ata “u përballën dhunshëm me personelin e sigurisë së brendshme nga kompania si dhe morrën peng katër persona”, tha ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat