Kalimi inter-oqeanik i Meksikës, alternativë e kontestuar ndaj Kanalit të Panamasë

Amerika

Kalimi inter-oqeanik i Meksikës, alternativë e kontestuar ndaj Kanalit të Panamasë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Në Tehuantepec, pjesa më e ngushtë e territorit meksikan, ku vetëm 300 km ndajnë oqeanin Paqësor nga ai Atlantik, është duke u ndërtuar një alternativë ndaj Kanalit të Panamasë, duke ngritur pritshmëri ekonomike por dhe kontestime.

Projekti që ishte ideuar që prej kohës së ‘konkuistadorit’ spanjoll Hernan Cortes në shekullin e 16-të, ndiqet prej një shekulli nga Meksika, dhe po ndërtohet në një rajon me kulturë të pasur dhe të banuar nga fiset indigjene.

Projekti në Istmusin e Tehuantepek, premton të jetë ‘plotësues’ ndaj Kanalit të Panamasë, dhe mbështetet nga presidenti i majtë meksikan Andrés Manuel López Obrador, qeveria e të cilit ka investuar deri tani 2.85 dollarë për lidhjet hekurudhore mes dy porteve të rinovuara.

Zyrtarët thonë se kur të kompletohet projekti do të shtojë 3 deri në 5 pikë përqindjeje në ekonominë e Meksikës.

Ndërsa kritikët thonë se kalimi mund të mos tërheqë investime, të rrisë konsumin apo të lehtësojë aktivitetin e krimit të organizuar, përveç impakteve në mjedis.

“Është një projekt i mrekullueshëm!” thotë Angélica González, një 42-vjeçare artizane që shet në një prej ndalesave të trenit që lidh dy portet,  Salina Cruz në Paqësor, dhe Coatzacoalcos në bregun Atlantik.

González thotë se ishte vetëm pesë vjeçe kur udhëtoi në trenin e fundit të pasagjerëve këtu, pasi me pas funksiononin vetëm ato të mallrave.

Ajo thotë se është e emocionuar për rikthimin e trenit të pasagjerëve që të shesë punimet e saj për turistët.

Korridori në Istmusin e Tehuantepec pritet të zhvendosë 300,000 konteinerë në vitin 2028, duke u rritur më pas në 1.4 milion konteinerë ose 33 milion ton ngarkesa, sipas llogaritjeve të rrjetit AFP.

Në vitin 2022, Kanali i Panamasë përpunoi 63.2 milionë ton ngarkesë në konteinerë, sipas administratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat