Nuk ndalen sulmet ndaj shkollave hebraike në Kanada! Policia njofton për të shtëna me armë në Montreal, rasti i tretë në më pak se një javë

Amerika

Nuk ndalen sulmet ndaj shkollave hebraike në Kanada! Policia njofton për të shtëna me armë në Montreal, rasti i tretë në më pak se një javë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Policia kanadeze njofton se në një shkollë hebraike në Montreal është qëlluar me armë zjarri, rasti i tretë në më pak se një javë, që një shkollë hebraike në qytet është sulmuar.

Për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar, por fasada e shkollës është dëmtuar, raporton Reuters.

Të enjten, më 9 nëntor, dy shkolla të tjera hebraike në Montreal raportuan se kishin gjetur vrima plumbash në dyert e tyre të përparme. Nuk dihet nëse incidentet kanë lidhje.

Një anëtar i Këshillit të Hebrenjve Hasidikë të Quebec, Mayer Feig, thotë se të shtënat në shkolla kanë për qëllim të frikësojnë popullatën hebreje.

Policia e Torontos tha më parë se në tre javët e fundit, krimet e urrejtjes kundër hebrenjve dhe myslimanëve janë dyfishuar në krahasim me të gjithë vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat