​Sindikata e aktorëve të Hollywoodit “Sag-Aftra” dakordohet t'i jep fund grevës katërmujore

Amerika

​Sindikata e aktorëve të Hollywoodit “Sag-Aftra” dakordohet t'i jep fund grevës katërmujore

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Aktorët amerikanë pritet të rifillojnë punën pasi sindikata e tyre ra dakord për një marrëveshje paraprake me studiot e Hollywoodit për t'i dhënë fund një greve katërmujore.

“Sag-Aftra” arriti marrëveshje me Aleancën e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit (AMPTP) në një votim unanim. Mbyllja - e kombinuar me një grevë të veçantë të shkrimtarëve - paralizoi industrinë e argëtimit dhe ndërpreu shumë filma dhe shfaqje televizive të mëdha. Aktorët kanë bërë thirrje për paga më të mira dhe masa mbrojtëse për përdorimin e inteligjencës artificiale.

Aktorët e kanë mirëpritur marrëveshjen, me Zac Efron që e përshkroi atë si "të pabesueshme" në premierën e filmit të tij “The Iron Caw”.

Sindikata tha se marrëveshja vlerësohej në më shumë se 1 miliard dollarë (814 milionë funte) dhe përfshinte rritje të pagave minimale, një bonus të ri "pjesëmarrjeje në transmetim" dhe më shumë mbrojtje kundër imazheve dhe zërave të tyre që replikohen nga inteligjenca artificiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat