Dy të vrarë në protestën e Panamasë

Amerika

Dy të vrarë në protestën e Panamasë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:48
Panama

Dy persona që morrën pjesë në një protestë antiqeveritare në Panama u qëlluan për vdekje të martën nga një sulmues i panjohur, thanë autoritetet, duke përkeqësuar tensionin social që është rritur që kur u shfaqën pakënqaësi për një kontratë fitimprurëse të minierës.

Vdekjet vijnë pasi protestat kanë shpërthyer në rrugë nga mijëra panamezë gjatë javëve të fundit për një kontratë të re të nënshkruar mes Qeverisë së Panamasë dhe firmës kanadeze të minierave First Quantum Minerals.

Një person është arrestuar në lidhje me vdekjet, thanë prokurorët e shtetit në një postim në platformën e mediave sociale X, pa dhënë informacione të mëtejshme për individin.

Blloqet rrugore të ngritura nga protestuesit kanë shkaktuar deri në 80 milionë dollarë humbje ditore për bizneset, sipas shoqatës së drejtuesve të kompanive të Panamasë, me shkollat e mbyllura në mbarë vendin për më shumë se një javë dhe më shumë se 150,000 takime mjekësore të humbura.

Shoqata e Mësuesve të Panamasë (ASOPROF) tha në X se autori i të shtënave është një shtetas amerikan, megjithëse kjo nuk mund të konfirmohej menjëherë nga autoritetet.

Zyrtarët u kanë kërkuar njerëzve që t’i japin fund protestave, megjithëse sindikatat e punëtorëve të ndërtimit dhe të mësuesve janë zotuar të vazhdojnë të dalin në rrugë derisa të anulohet kontrata e parë.

Kontrata e re, e rënë dakord në 20 tetor, u nënshkrua nga Qeveria e Panamasë dhe i siguron First Quantum një të drejtë minerare 20-vjeçare me një opsion për t’u zgjatur edhe për 20 vjet të tjera, në këmbim të 375 milionë dollarëve të ardhura vjetore për Panamanë, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat