Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Trump refuzon Zelenskyn - ja arsyeja

Amerika

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Trump refuzon Zelenskyn - ja arsyeja

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:23
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

Ish presidenti i SHBA-së, Donald Trump refuzoi ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt për të vizituar Ukrainën për të parë shkatërrimet e sulmeve të Rusisë.

Ai ka shtuar se e respekton Zelenskyn, por se një vizitë e tillë do të ishte “e papërshtatshme” në këtë përiudhë.

“Kam respektin maksimal për Presidentin Zelensky, por mendoj se do të ishte e papërshtatshme të shkoja në Ukrainë në këtë kohë”, tha Trump.

Sipas Trump, administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden “aktualisht po merret” me Zelensky dhe nuk do të donte “të krijonte një konflikt interesi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat