Meksikë, rritet në 48 numri i të vdekurve nga uragani Otis

Amerika

Meksikë, rritet në 48 numri i të vdekurve nga uragani Otis

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 10:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Numri i të vdekurve nga uragani Otis, që goditi qytetin bregdetar Acapulco në jug të Meksikës, është rritur në 48, njoftuan autoritetet, raporton Anadolu.

Evelyn Salgado, guvernatorja e shtetit Guerrero, tha se 36 persona janë ende të zhdukur.

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, theksoi se operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim, duke shtuar se ka në plan të vizitojë rajonin.

Duke shprehur angazhimin për rindërtimin e qytetit të goditur nga uragani Acapulco, ai tha se janë në kontakt të ngushtë me autoritetet lokale.

Më 26 tetor, uragani Otis mori jetën e 39 njerëzve në Meksikë dhe dëmtoi mijëra shtëpi duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike.

Qeveria e Meksikës kishte dislokuar rreth 17 mijë ushtarë dhe oficerë policie për t'iu përgjigjur incidenteve dhe plaçkitjeve pas uraganit Otis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat