Tragjedi në Meksikë! Përmbyset autobusi, humbin jetën 18 pasagjerë

Amerika

Tragjedi në Meksikë! Përmbyset autobusi, humbin jetën 18 pasagjerë

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 06:05
Pamje nga aksidenti

Të paktën 18 emigrantë nga Venezuela dhe Haiti humbën jetën në një aksident automobilistik në Oaxaca,  Meksikë, njoftoi Prokurori i Përgjithshëm i shtetit.

Shumica e emigrantëve ishin nga Venezuela. “Numri i përkohshëm është 18 të vdekur. Bëhet fjalë për dy gra, tre fëmijë dhe 13 burra. Të gjithë erdhën nga Venezuela dhe Haiti”, tha prokurori.

27 persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalet lokale. Fotografitë e publikuara nga shërbimi i mbrojtjes civile të Oaxaca tregojnë autobusin që transportonte emigrantët i cili u përmbys në një kthesë të mprehtë në rrugën që lidh atë shtet me Pueblan.

Një numër i madh emigrantësh mbërrijnë çdo ditë në kufirin e Meksikës me SHBA-në. Emigrantët përpiqen të kalojnë Meksikën duke udhëtuar me autobusë, kamionë ose trena komercialë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat