Pas dështimit të mjeteve të uljes, aeroplani “rrëshqet nga pista” në një aeroport në Tennessee

Amerika

Pas dështimit të mjeteve të uljes, aeroplani “rrëshqet nga pista” në një aeroport në Tennessee

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbijetuar pasi ishin në bordin e një aeroplani FedEx që “u përplas” në aeroportin Metropolitan Chattanooga të mërkurën mbrëma, sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Chattanooga, Tennessee.

Sipas mediave të huaja, një telefonatë erdhi në orën 23:04 të mërkurën mbrëma në lidhje me raportet se një aeroplan Boeing 757 i FedEx po përjetonte dështimin e pajisjes së uljes gjatë afrimit të tij përfundimtar në aeroport.

Pasi tentoi disa herë, aeroplani bëri zbritjen e tij përfundimtare dhe më pas u ul, duke rrëshqitur nga pista, sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Chattanooga.

Nga motorët doli tym, por nuk pati zjarr pasi aeroplani u ul, thanë autoritetet.

Autoritetet treguan se tre personat në bordin e aeroplanit FedEx nuk ishin lënduar dhe ishin në gjendje të dilnin nga aeroplani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat