Rrëzohet një avion luftarak F-35, piloti: Nuk jam i sigurt se ku është aeroplani

Amerika

Rrëzohet një avion luftarak F-35, piloti: Nuk jam i sigurt se ku është aeroplani

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Një avion F-35 i marinsave amerikane është rrëzuar, teksa piloti i avionit është lënduar në shpinë, pasi ka arritur që të shpëtojë falë parashutës.

Në një audio-incizim të publikuar nga BBC, dëgjohet piloti duke biseduar me policinë amerikane, pasi i njëjti me anë të parashutës u ul në një shtëpi në Karolinën e Jugut.

“Zonjë, një avion ushtarak u rrëzua. Unë jam piloti. Nuk jam i sigurt se ku është është avioni. U përplas diku”, dëgjohet duke i thënë piloti qendrës së thirrjeve të policisë amerikane, shkruan BBC.

Më vonë, gjatë bisedës mes pilotit dhe dispeçerit, i njëjti i kërkoi një autoambulancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat