Kapet vrasësi që u arratis nga burgu i Pensilvanisë

Amerika

Kapet vrasësi që u arratis nga burgu i Pensilvanisë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 15:13
Arratisja e Danelo Cavalcante

Vrasësi i dënuar që u arratis nga një burg i Pensilvanisë gati dy javë më parë, është zënë nga policia, raporton CNN duke iu referuar një zyrtari të zbatimit të ligjit pranë hetimit.

Policia e atjeshme pritet të mbajë një konferencë shtypi për të treguar detajet e kapjes.

Arratisja e Danelo Cavalcante më 31 gusht shkaktoi një “gjueti masive” që përfshinte qindra policë dhe e vuri në rrezik komunitetin rural të Pocopson Township dhe rrethin e Chester County. Ai u pa përsëri të hënën në mbrëmje dhe u konsiderua i armatosur dhe i rrezikshëm.

Cavalcante u dënua për vrasjen e ish-të dashurës së tij me goditje brutale me thikë në vitin 2021 që ndodhi para dy fëmijëve të saj të vegjël, thonë autoritetet e atjeshme. Ai kërkohet gjithashtu për një rast të mëhershëm vrasjeje në vendlindjen e tij në Brazil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat