Pas tragjedisë së “Titan”, një tjetër ekspeditë planifikohet pranë Titanikut, reagon ashpër SHBA

Amerika

Pas tragjedisë së “Titan”, një tjetër ekspeditë planifikohet pranë Titanikut, reagon ashpër SHBA

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 12:48
Ekspedita po organizohet nga firma RMS Titanic me bazë në Gjeorgji

Qeveria e SHBA po përpiqet të ndalojë një ekspeditë të planifikuar për të rikuperuar objekte me interes historik nga Titaniku, duke përmendur një ligj federal dhe një marrëveshje ndërkombëtare që e trajton mbytjen e anijes si një varr të shenjtë.

Ekspedita po organizohet nga firma RMS Titanic me bazë në Gjeorgji, e cila zotëron të drejtat e shpëtimit të anijes më të famshme në botë. Kompania ekspozon artefakte që janë gjetur nga vendi i mbytjes në fund të Oqeanit Atlantik, nga enë argjendi deri te një pjesë e trupit të Titanikut.

Sfida e qeverisë vjen më shumë se dy muaj pas shpërthimit të nëndetëses “Titan” të Oceangate pranë rrënojave të Titankut, ku vdiqën pesë persona.

Beteja në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Norfolk, Virxhinia, e cila mbikëqyr çështjet e shpëtimit të Titanikut, po zhvillohet në kuadër të një  ligji federal dhe një pakt me Britaninë e Madhe për të trajtuar Titanikun e fundosur si një memorial për më shumë se 1500 njerëzit që vdiqën.

Ekspedita e RMST-së është planifikuar paraprakisht për maj 2024, sipas një raporti të paraqitur në gjykatë në qershor. Kompania tha se planifikon të marrë imazhe të të gjithë rrënojave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat