“Biden është keq fizikisht, edhe më keq mendërisht”, Trump: Akuzat ndaj meje janë të parëndësishme, jam shumë lart në sondazhe

Amerika

“Biden është keq fizikisht, edhe më keq mendërisht”, Trump: Akuzat ndaj meje janë të parëndësishme, jam shumë lart në sondazhe

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 11:37
Foto nga intervista

Donald Trump nuk i kurseu ofendimet për rivalët e tij republikanë, teksa pretendoi se Presidenti Biden nuk do të ishte “mjaftueshëm i aftë” për të garuar në zgjedhjet e ardhshme në një intervistë që u transmetua mbrëmë ndërsa kolegët kandidatë për nominimin e partisë së tij po merrnin pjesë në debatin e parë presidencial.

Gjatë intervistës me ish-gazetarin e FOX, Tucker Carlson, të trasnmetuar në rrjetin social “X”, të njohur më parë si Twitter, Trump u shpreh i kënaqur me faktin se shifrat e tij në sondazhe përmirësoheshin me çdo aktakuzë penale që i drejtohej.

“Kur dikush akuzohet, shifrat e sondazheve zakonisht ulen. Të akuzuarit thonë se do të kalojnë kohën duke u mbrojtur ndaj drejtësisë, por unë jam akuzuar 4 herë dhe të gjitha akuzat janë të parëndësishme”, u shpreh Trump.

I pyetur se si ndihej kaq i gëzuar, pas katër aktakuzave penale, ai tha: “Është shumë më e lehtë sepse jam shumë lart në sondazhe. Kjo do të thotë që njerëzit e shohin se është një mashtrim.”

Sa i përket rivalit të tij demokrat, Joe Biden, ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se “ai është keq fizikisht, por më keq mendërisht”. Trump iu referua incidenteve të vazhdueshme të Biden, i cili është penguar disa herë teksa ecte në publik. “Ai nuk mund të shkojë as deri te helikopteri”, tha Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat