Tre të vdekur nga të shtënat në Washington DC

Amerika

Tre të vdekur nga të shtënat në Washington DC

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 12:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën tre persona u vranë nga të shtënat në një rrugë të Washington DC të shtunën mbrëma, thanë autoritetet.

Të shtënat u raportuan në orën 8 të mbrëmjes me kohë lokale në lagjen Juglindore DC, tha shefja në detyrë e Policisë Metropolitane, Pamela Smith.

Oficerët gjetën të vdekur dy burra dhe një grua në vendngjarje, tha Smith. Ata nuk u identifikuan menjëherë.

Dy të plagosur të tjerë u dërguan për trajtim në spital.

Asnjë arrestim nuk është bërë dhe ende nuk dihen rrethanat që shkaktuan të shtënat dhe numri i të dyshuarve të përfshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat