Pesë senatorë dhe dhjetë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve nuk do të kandidojnë për rizgjedhje në vitin 2024

Amerika

Pesë senatorë dhe dhjetë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve nuk do të kandidojnë për rizgjedhje në vitin 2024

Nga Më 21 qershor 2023 Në ora: 18:51
Foto nga vendngjarja

Kjo duket se nuk është ndonjë lajm i veçantë për çdo cikël votimesh në SHBA, ngaqë në çdo rang zgjedhjesh ka tërheqje për shkaqe të ndryshme. Daljet në pension në çdo cikël zgjedhor kanë numërin më të madh të atyre senatorve e kongresitve që « largohen » nga një rizgjedhje e mundeshme në poste publike.

Mbasi të « pensionuar » në dy zgjedhjet e fundit cikli zgjedhore 2020, kishte pesë dhe ai 2018, tetë.

Tërheqja për të mos marrë pjesë në votimet e ardhêshme të ciklit 2024, sipas shtypit amerikan përfshin : 11 demokratë prej të cilëve bëhet e ditur se katër janë në Senat dhe shtatë në Dhomën e Përfaqësuesve - si dhe janë katër kongresist republikanë, tre anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe një në senat (senatori Mike Braun (R-Ind.) 

Po ashtu thuhet se i njëjti numër senatorësh amerikanë, 5 kishin njoftuar se nuk do të garonin për rizgjedhje atë të ciklit zgjedhor të 2022-shit. Katër kishin njoftuar në atë të ciklit 2020, dhe asnjë nuk kishte njoftuar në atë të ciklit 2018.

Ndër ata që kan vendosur që të mos kërkojnë edhe një mandat tjetër, janë : 10 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që kanë njoftuar se nuk do të kandidojnë për rizgjedhje në 2024 janë dy më pak se 12 anëtarët që kishin shpallur këtë në zgjedhjet e 2022.

Nga senatorët, që nuk kandidojnë për rizgjedhje, janë: Senatoria Diane Feinstein (D-Kaliforni), Debbie Stabenow (D-Mich.), Ben Cardin (D-Md.) dhe Tom Carper (D-Del.) - të cilët duket se po tërhiqen nga të gjitha postet publike. Ngase vetëm senatori Braun, thuhet se dotë kandidon për guvernator të Indianës.

Nëntë nga 10 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, që nuk kandidojnë për rizgjedhje po konkurrojnë për Senatin duke përfshirë gjashtë që konkurrojnë për vendet e hapura në Kaliforni, Maryland, Michigan dhe Indiana.

Kongresistët Barbara Lee (D), Katie Porter (D) dhe Adam Schiff (D) po konkurrojnë për të zëvendësuar Feinstein, ndërsa David Trone (D) po kandidon për të zëvendësuar Cardin.

Kongresistja Elissa Slotkin demokrate e Miçigan e njohur me lidhjet të mira me komunitetin shqiptar po kandidon për të zëvendësuar Stabenow.

Kongresisti Jim Banks (R) po kandidon për të zëvendësuar Braun, dhe tre anëtarë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve po hyjnë nê zgjedhjet 2024 që të sfidojnë senatorët aktualë:

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Alex Mooney (R) kandidon kundër Senatorit Joe Manchin (D) në Virxhinia Perëndimore, megjithëse Manchin nuk ka njoftuar ende nëse do të kërkojë rizgjedhjen.

Kongresisti Rubén Gallego (D) kandidon kundër Senatorit Kyrsten Sinema (I) në Arizona; dhe, kongresisti Colin Allred (D) kandidon kundër Senatorit Ted Cruz (R) në Teksas. Në ndërkohë që Victoria Spartz (R-Ind.) është i vetmia zyrtare e Dhomës së Përfaqësuesve që njofton daljen në pension dhe largimin nga postet publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat