Mallkimi i pllakës Ouija, të paktën 28 ​​nxënëse përfunduan në spital pasi u përpoqën të komunikonin me shpirtrat në Kolumbi

Amerika

Mallkimi i pllakës Ouija, të paktën 28 ​​nxënëse përfunduan në spital pasi u përpoqën të komunikonin me shpirtrat në Kolumbi

Më: 8 mars 2023 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Të paktën 28 ​​nxënëse nga shkolla “Instituto Educativo” në Galeras, Kolumbi, u shtruan në spital pasi dikush organizoi thirrjen e shpirtrave duke përdorur një tabelë Ouija, njoftuan mediat lokale.

Vajzat u dërguan në spital me shenja kriza paniku, disa edhe pa ndjenja, dhe këtë informacion e konfirmoi për mediat kreu i institucionit arsimor Hugo Torres.

Ato janë shtruar në spital të shoqëruara nga prindërit dhe mësuesit e tyre, por ende nuk ka të dhëna nëse janë shëruar dhe cilat kanë qenë diagnozat e mjekëve.

Pllaka Ouija konsiderohet nga spiritualistët si një mjet komunikimi me të vdekurit, dhe versioni modern i pllakës u prezantua para publikut nga Elijah Bond më 1 korrik 1890.

Në fillim u konsiderua një lojë e pafajshme që nuk kishte lidhje me okultizmin, por ky nocion ndryshoi pasi spiritualisti amerikan Pearl Curran, popullarizoi përdorimin e pllakës si një mjet hamendjeje gjatë Luftës së Parë Botërore.

Sigurisht, që në ditën e parë, komuniteti shkencor hodhi poshtë çdo mundësi që pllaka të ketë fuqi të veçanta, apo ndonjë qëllim në kontekstin e komunikimit me të vdekurit, megjithatë komunitetet fetare ende sot e konsiderojnë atë një praktikë satanike dhe madje pretendojnë se mund të çojë në pushtim demonik.

Historia e vajzave kolumbiane u bë publike vetëm dy javë pasi të paktën gjashtë nxënës të klasës së pestë në shkollën fillore Ernesto González Lachapelle në Republikën Dominikane, përfunduan në spital me simptoma të ngjashme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat