Një objekt tjetër fluturues është rrëzuar mbi SHBA!

Amerika

Një objekt tjetër fluturues është rrëzuar mbi SHBA!

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 13:52
Objekti tjetër

Një objekt tjetër fluturues është rrëzuar mbi SHBA!

Ishte madhësia e një makine të vogël, thotë ushtria amerikane.

Një objekt fluturues është rrëzuar mbi Alaskë në SHBA nga një avion luftarak amerikan F-22. Objekti u rrëzua në pjesën verilindore të Alaskës në një lartësi prej 40,000 këmbësh dhe ishte në madhësinë e një makine të vogël. Sipas pilotit të avionit, nuk kishte njerëz në bord.

Ishte Joe Biden ai që dha urdhrin për ta rrëzuar atë. Arsyetimi zyrtar ishte se objekti ishte një kërcënim për aviacionin.

Objekti ishte dukshëm më i vogël se balona kineze e rrëzuar fundjavën e kaluar. Gjithashtu nuk është e qartë nëse objekti fluturues i përket një shteti të huaj apo kush e zotëron atë.

- Do të dimë më shumë kur ta nxjerrim në breg, thotë zëdhënësi i shtypit dhe gjenerali Patrick Ryder në Pentagon./Tekst i përkthyer nga Hamdi Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat