SHBA, sulm me armë zjarri pranë Los Anxhelosit, 10 të vrarë

Amerika

SHBA, sulm me armë zjarri pranë Los Anxhelosit, 10 të vrarë

Më: 22 janar 2023 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Dhjetë persona u vranë gjatë një sulmi me armë zjarri të shtunën në mbrëmje në qytetin Monterey Park, në shtetin e Kalifornisë. Incidenti ndodhi në një qendër vallëzimi, njoftuan autoritetet e policisë së qarkut të Los Anxhelosit.

Bazuar në përshkrimet e dëshmitarëve okularë, policia tha se autori i dyshuar për sulmin, i cili nuk është kapur ende, besohet të jetë një person i seksit mashkull, me origjinë aziatike i moshës 30 dhe 50 vjeç.

"Ne duhet ta largojmë këtë person nga rruga sa më shpejt të jetë e mundur", u tha gazetarëve sherifi i kontesë së Los Angeles Robert Luna, në një konferencë shtypi të dielën në mëngjes në Monterey Park, një qytet ku jeton një prej komuniteteve më të mëdha aziatike në Shtetet e Bashkuara.

Më herët gjatë ditës së dielë, departamenti i sherifit tha se nuk e dinte nëse sulmi kishte motive racore.

Zyrtarët po hetojnë ndërkohë nëse një tjetër incident po të shtunën, në një klub vallëzimi në qytetin fqinj atë Alhambras, rreth 20 minuta më vonë, ka lidhje me ngjarjen në Monterey Park. Për sa i takon ngjarjes në Alhambras, dëshmitarët thanë se një burrë aziatik, që mbante në dorë një armë zjarri, kishte hyrë brenda në lokal, por klientët kishin arritur ta çarmatosnin atë. Asnjë person nuk u qëllua, por autori i dyshuar për ngjarjen kishte arritur të largohej.

Gjatë incidentit në Monterey Park, krahas të vrarëve u plagosën edhe dhjetë persona, të paktën një prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

Sulmi me armë zjarri ndodhi pas orës 22:00 me orën lokale, pranë një vendi ku po festohej viti ti ri kinez. Mijëra njerëz morën pjesë në festimet e zhvilluara më herët gjatë ditës. Qyteti i Monterey Park-ut ndodhet rreth 11 kilometra nga qendra e Los Anxhelosit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat