​Tanke amerikane në një port holandez në rrugën e tyre për në Krahun Lindor të NATO-s

Amerika

​Tanke amerikane në një port holandez në rrugën e tyre për në Krahun Lindor të NATO-s

Më: 11 janar 2023 Në ora: 16:18
​Tanke amerikane

Një numër i madh tankesh dhe automjetesh të tjera ushtarake amerikane filluan të mbërrijnë në portin holandez të Vlissingen të mërkurën me destinacionet përfundimtare në Poloni dhe Lituani për të forcuar krahun lindor të NATO-s.

“Në këtë port po mbërrijnë rreth 1250 pajisje ushtarake”, tha koloneli Robert Kellam, i cili mbikëqyr të gjithë operacionin nga pala amerikane.

Porti ruhet nga ushtarë holandezë dhe në mesin e “pajisjeve” ushtarake janë tanket M-1 Abrams dhe automjetet luftarake Bradley që mbërritën nga Fort Hood, Teksas.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, NATO po forcon gradualisht grupet e saj të betejës, nga Deti Baltik në veri deri në Detin e Zi në jug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat