Biden merr dozën e pestë të vaksinës anti-Covid

Amerika

Biden merr dozën e pestë të vaksinës anti-Covid

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 10:27
Joe Biden

Në fushatën e vaksinimit kundër Covid, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të marrë një dozë të re të vaksinës, të pestën, sipas mediave të huaja.

Ky është një version i përditësuar i vaksinës kundër varianteve të reja të virusit.

Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë.

Ata kanë shpjeguar se presidenti do të vaksinohet në një përpjekje për të inkurajuar qytetarët amerikanë që të marrin pjesë në fushatën e re të vaksinimit përpara sezonit të dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat