Ekzekutimi i ish-kryeministrit japonez, reagon i pikëlluar Obama

Amerika

Ekzekutimi i ish-kryeministrit japonez, reagon i pikëlluar Obama

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 16:58
Barack Obama dhe Shinzo Abe.

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar për vdekjen e ish kryeministrit, japonez, Shinzo Abe.

Ai tha se Shinzo Abe ishte një person i përkushtuar nda vendit të tij dhe se shërbeu me devotshmëri edhe për aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasja e mikut dhe partnerit tim prej shumë vitesh Shinzo Abe në Japoni. Ish-kryeministri Abe ishte i përkushtuar si për vendin të cilit i shërbeu ashtu edhe për aleancën e jashtëzakonshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë.

Do ta kujtoj gjithmonë punën që bëmë për të forcuar aleancën tonë, përvojën prekëse të udhëtimit në Hiroshima dhe Pearl Harbor së bashku dhe hirin që ai dhe gruaja e tij Akie Abe treguan për mua dhe Michelle”– u shpreh Obama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat